Smajl Latifi i AAK-së i reagon Kurtit: Disa që e kanë pragun 5% formojnë ushtri, disa me 50% e lënë ushtrinë pa bukë

by engel

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, nga AAK-ja, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti i cili tha se pragu për partitë tjera është 5%, e për Vetëvendosjen është 50%.

Latifi ka thënë se disa që e kanë pragun 5% formojnë ushtri, kurse ka akuzuar VV-në se ka lënë pa bukë ushtrinë edhe me 50%.

banner

“Disa që e kanë pragun 5% formojnë ushtri, ndërsa disa që e paskan pragun 50% ta lënë ushtrinë pa bukë. Dëngla!”, ka shkruar Latifi.

Kujtojmë se Kurti në fjalimin e tij në Këshillin e Përgjitshëm deklaroi se “Partitë tjera besoj e kanë kollaj, por as ne nuk e kemi aq vështirë, se pragu për partitë tjera është 5%, e për Vetëvendosjen është 50%”, tha Kurti. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy