Trump lavdëron Giorgia Melonin pas takimit në Paris: E shkëlqyer, burim i pashtershëm energjie

by engel

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e përshkroi kryeministren italiane Giorgia Meloni si njeri “të drejtpërdrejtë” dhe tha se takimi me të në rihapjen e katedrales ikonike Notre Dame në Paris të dielën ishte “i shkëlqyer” në një intervistë për Nju York Post.

Trump, 78 vjeç, i tha NYP se takimi e tij me Melonin ishte “i shkëlqyer” dhe se kryeministrja italiane kishte “shumë energji”. “U ndjeva shumë mirë me të”, tha Trump për kryeministren italiane, duke i thënë gazetës se ata darkuan së bashku gjatë një pritjeje prej 60 anëtarësh të rihapjes të Katedrales.

banner

“Ne shkojmë mirë”, citohet të ketë thënë Trump. Republikani shtoi se grupi i liderëve botërorë në rihapjen e monumentit parizian pesë vjet pasi u shkrumbua nga zjarri ishte një “grup i ngjashëm” nga katër vjet më parë kur ai ishte për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe ai shpresonte se gjërat do shkojnë më mirë për gjithë botën”, shkruan Ansa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy