56
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka njoftuar se është ftuar nga Policia e Kosovës për të dhënë një deklaratë në lidhje me dëmtimin e pajisjeve në sallën e asamblesë në kryeqytet.
Sveçla ka thënë se ai do të paraqitet në polici në orën 14:00 për të dhënë shpjegime lidhur me këtë incident.
“Po, jam i ftuar nga Policia e Kosovës në orën 14:00 dhe do të shkoj që të jap deklaratë për këtë rast”, ka thënë ai.