44
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:20 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, konkretisht te rrethi i Çagllavicës.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Në media u raportua më herët se një automjet kishte përfunduar brenda një lokali.