Ajdari: Do të jemi para Gjykatës Kushtetuese, për të ndjekur nga afër vendimin

by Nexhat

Fronti Europian vazhdon “Rojen e gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese.

Deputetja Rina Ajdari tha se deri nesër, kur edhe pritet vendimi, do të qëndrojnë para Gjykatës, më pas komfor vendimit, do të përcaktojnë se çfarë masa do të ndërmarrin, përcjell “TV21”.

banner

“Është pak e pa shpjegueshme se si politikanët dinë se çfarë do të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese, sepse realisht politika duhet të mbajë duart larg nga Gjykata Kushtetuese, ne nuk e dimë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese nesër, do të presim, ne do të jemi këtu, do të qëndrojmë sonte, do të jemi edhe nesër, do të presim vendimin e tyre, megjithatë qëndrimi ynë është se kjo çështje na tangon të gjithëve, kjo është çështje mbi partiake, është çështje kombëtare

Kemi të bëjmë me abrogimin e 18 dispozitave të ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht këtu atakohet gjuha shqipe dhe përdorimi i saj i realtë në të gjitha institucionet e vendit”, tha mes tjerash Ajdari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy