Durmishi del me reagim pas videos së Abdixhikut për projektet infrastrukturore

by Nexhat

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka dalë me një reagim pas videos ironizuese që publikoi sot Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, lidhur me ngecjen e projekteve infrastrukturore nga Qeveria Kurti, ku tha se për katër vjet, janë shtruar 2 kilometra rrugë.

Durmishi ka thënë se rrugët për të cilat ka folur Abdixhiku, janë projekte që janë nisur “nga etërit e tij politik”.

banner

Ai ka thënë se gjatë këtij mandati, do të përfundojnë rrugët Prishtinë-Podujevë dhe ajo Prishtinë-Mitrovicë.

“Brenda këtij mandati kemi paguar shumë borgje të trashëguara që mentaliteti i sojit të tij politik ja lanë vendit ku pa para të ndara niseshin projekte për fushatë. Gjetëm 347 milion euro kontrata të nënshkruara e buxhet vetëm 70 milion euro. Gjetëm borgje për shpronësime në vlerë 184 milion euro. Brenda këtij mandati, e kemi nisur e po ecë mbarë rruga Prishtinë-Pejë, ku vetëm në një aks i kemi shpëtuar 150 milionë euro. Na kanë vonuar shumë, por do t’ia dalim edhe në dy rrugë që pikërisht ai mentalitet i ka tërthuruar si mos më keq, rrugët Prishtinë-Gjilan dhe Dollc-Gjakovë’, ka shkruar Durmishi.

Ai e ka akuzuar Abdixhikun se po gënjen, duke thënë se këtë mandat kanë shtruar mbi 450 kilometra rrugë në total.

“Është hera e parë që ministria jonë ka financuar projekte në të gjitha komunat e Kosovës pa e diskriminuar asnjë komunë të vetme. Kjo asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. 175 projekte të reja në komuna janë financuar nga ne. Veç në projektin që ti tentove ta vjedhësh si projekt duke e shitur si investim të LDK-së në Pejë e që ishte i ministrisë sonë janë 6 km asfalt.

Lumir Abdixhiku, ndoshta veç një rrugë nuk do të mund ta shtrojmë sepse është e kundërligjshme dhe kalon mbi pronën e shpinën e qytetarëve, ajo është rruga “Shahin Kolonja”, që ti dëshiron më forcë të pushtetit në Prishtinë të shkelesh mbi çdokënd vetëm që të bëhesh me rrugë.”, ka shkruar tutje Durmishi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy