Profesori amerikan i Johns Hopkins University, Edward P. Joseph, është takuar të hënën me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, ku kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi. Joseph ka thënë se është nder i veçantë të flasë për një temë të tillë me sllovakun, duke e cilësuar si “më i palodhuri”,
Joseph e ka vlerësuar lartë punën e Lajcak përgjatë këtyre katër viteve si emisar, duke thënë se askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës së ndërmjetësimit të dialogut më shumë se Lajcak.
“Një nder i veçantë për të diskutuar për Dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel me të palodhurin Miroslav Lajcak, Përfaqësues Special i BE-së. Faleminderit, Miro, për këto biseda domethënëse gjatë këtyre 4+ viteve të fundit. Askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës”, ka shkruar Joseph.
Mandati i Lajcak si emsiar mbyllet më 31 janar. BE-ja ka konfirmuar për Gazeta Express se së shpejti do të dalin me qëndrim lidhur me atë se si do të vazhdohet negocimi, me apo pa emisar.