Liverpooli ka shënuar fitore si mysafir i Gironas me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Joe Gomez dhe Darëin Nunez rrezikuan në start për Liverpoolin, ndërsa Alejandro Frances , Bryan gGil dhe Migeul Gutierez kishin raste për Gironën në fillim të sfidës.
Në fund të pjesës së parë rrezikuan Nunez për Liverpoolin dhe Asprilla për Gironan, por sërish rrjetat heshtën.
Pjesa e dytë nisi me Liverpoolin më serioz në fushë, ndërsa në minutën e 60-të fitoi penallti.
Ishte Mohamed Salah që shënoi nga pika e bardhë për 1-0.
Trent Alexander-Arnold ka mundur t’i shtojë shifrat, por nuk arriti të shënojë.
Liverpooli me këtë fitore mbetet lider në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve me 18 pikë, ndërsa me tre pikë është në vendin e 30-të.