Mohammed al-Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm i Sirisë

by Nexhat

Mohammed al-Bashir është emëruar kryeministër i përkohshëm i qeverisë teknike kalimtare të Sirisë.

Al-Bashir do ta ushtrojë këtë detyrë deri më 1 mars 2025, tha ai në një deklaratë për shtyp.

banner

Al-Bashir ka lidhje të ngushta me HTS-në, grupin që udhëhoqi ofenzivën e rrufshme të javës së kaluar që rezultoi me rënien e regjimit të Assadit – dhe kryeson Qeverinë Siriane të Shpëtimit me bazë në Idlib.

HTS është e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në vjetët e fundit, grupi i ka prishur lidhjet që ka pasur me Al-Kaidën dhe ka mëtuar të shpërfaqë veten si alternativë pragmatike përballë Qeverisë siriane

Megjithatë, disa grupe për të drejta të njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë pikëpyetje për lidhjet e këtij grupi me organizatat tjera terroriste

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy