Pejë: Arrestohet pasi sulmoi fizikisht familjarin e tij dhe gjuajti me armë zjarri

by engel

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё,njofton se me datë 09.12.2024, rreth orёs 21:50, ёshtё njoftuar nga viktima se nё fshatin Vitomiricё-Pejё, ёshtё sulmuar fizikisht nga i dyshuari ( familjar i tij).

“Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejё, menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, aty kanё takuar tё dyshuarin e kёtij rasti dhe gjatё kontrollit nё trupin e tij ёshtё gjetur dhe sekuestruar: Njё armё pistoletё Taurus cal: 9mm. Njё karikator i sё njejtёs arme. Katёrmbёdhjetё(14) gёzhoja cal: 9mm”, thuhet në njoftim.

banner

Gjatё intervistimit nga hetuesit, i dyshuari deklaron se ka shtёnё dy herё nё ajёr me armёn e sekuestruar, pas intervistimit i njëjti me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48 orё.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy