Raportohet se aderimi i fundit i prezantuar nga Kurti, është i përfshirë në skandalin më të madh të mjekësisë kosovare

by Nexhat

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i saj, Albin Kurti, njëherit edhe kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie, prezantoi edhe aderimin më të ri, kardiologun Raif Çavolli.

Ani pse e prezantuan si person “me një karrierë të shquar në fushën e mjekësisë kardiovaskulare” dhe “integritet profesional”, kjo e fundit nuk rezulton s’i e tillë në historikun e fushës së mjekësisë ku ai ka vepruar

banner

Anëtari më i ri i partisë së drejtuar nga Kurti, Vetëvendosje, Raif Çavolli del të ketë pasur probleme me sistemin e drejtësisë, si i përfshirë në rastin “Stenta 3”, raporton gazeta Reporteri

Në kardiologu Çavolli dhe të akuzuarit tjerë të rastit “Stenta 3”, Ali Hocaoglu, Mahmut Çakmak, Borche Petrovski, Shpend Elezi, Blerim Zuna, Abdullah Tuna, Astrit Bakiqi, Driton Sylejmani, Arton Beqiri dhe Lulzim Brovina, rëndonin akuzat për veprat penale “dhënie e ryshfetit”, “trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “shmangia nga tatimi”.

Të akuzuar në këtë rast kishin qenë edhe tre persona juridik, përkatësisht spitalet private “International Medicine Hospital”, “Intermed” dhe “Doktor”.

Doktori Raif Çavolli i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Kardiologu Raif Çavolli, që iu bashkua partisë së Kurtit të dielën e 8 dhjetori, akuzohej se nga 1 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2015, duke punuar si mjek në spitalin “IMH”, duke vepruar në bashkëkryerje kanë trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme pacient me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore duke përdor haptas mjete apo metoda të papërshtatshme të mjekimit, dhe që sipas prokurorisë kishin kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Në këtë çështje penale hetimet fillimisht ishin zhvilluar kundër 116 personave fizikë dhe 4 personave juridikë. Mirëpo, për 56 persona fizikë nuk ishin plotësuar kushtet ligjore që të përfshiheshin në aktakuzë, andaj për të njëjtit janë pushuar hetimet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy