AAK e shqetësuar  me ‘‘dështimin e bordeve të kompanive publike’’: Njerëz të afërt me VV janë në listë të bordit të KEK-ut

by Nexhat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me, siç thonë ata, dështimin e bordeve të kompanive publike në përmbushjen e detyrave, duke theksuar rastin në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) Hidromorava, ku përveç dështimit në kryerjen e detyrave të veta, nga kjo parti është thënë se ka pasur shkelje të rënda,

Tutje, nga AAK-ja është shprehur shqetësim edhe në lidhur, sipas kësaj partie, me kryesuesen e bordit të KRU Hidromorava, e që, e cila sipas AAK-së njihet për lidhjet e saj të ngushta me partinë në pushtet, e që e njëjta është përfshirë në listën e ngushtë për anëtarësimin në bordin e ri të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

banner

Postimi i plotë:

Dështimi i Bordeve të Kompanive Publike në menaxhim dhe shkeljet e vazhdueshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore shpreh shqetësimin e saj të thellë për dështimin e bordeve të kompanive publike në përmbushjen e detyrave të tyre kryesore dhe për shkeljet flagrante që po ndodhin në menaxhimin e këtyre kompanive. Raste të tilla janë dëshmi e qartë e mungesës së përgjegjshmërisë dhe kontrollit të duhur nga ana e institucioneve kompetente.

Një rast i papranueshëm është evidentuar në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) Hidromorava, ku bordi i kësaj kompanie jo vetëm që ka dështuar të përmbushë objektivat e përcaktuara në Planin e Biznesit, veçanërisht në lidhje me uljen e humbjeve të ujit në sistemin e ujësjellësit dhe realizimin e investimeve kapitale për përmirësimin e rrjetit, por gjithashtu ka kryer shkelje të rënda. Në një akt të papërgjegjshëm, bordi ka lejuar heqjen e logos së kompanisë nga vetura zyrtare e Kryeshefit Ekzekutiv, duke i mundësuar këtij të fundit përdorimin e automjetit edhe për qëllime personale

Ky veprim është vetëm një shembull i keqmenaxhimit që karakterizon shumë kompani publike, përfshirë edhe raste të ngjashme të evidentuara në Komunën e Gjilanit dhe atë të Gjakovës. Kujtojmë se Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, ka ngritur shqetësime të ngjashme për situatën e kompanive publike në këtë komunë.

Për më tepër, shqetësues është fakti se kryesuesja e bordit të KRU Hidromorava, e cila njihet për lidhjet e saj të ngushta me partinë në pushtet, është përfshirë në listën e ngushtë për anëtarësimin në bordin e ri të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), siç është publikuar më 2 dhjetor 2024. Ajo renditet e gjashta në listë dhe ka shumë gjasa të përzgjidhet si anëtare e këtij bordi, duke dëshmuar edhe njëherë se Qeveria Kurti nuk është e interesuar për performancën e mirë të kompanive publike, por për sigurimin e kontrollit mbi to për të lejuar keqpërdorime.

AAK dënon ashpër këto praktika dhe kërkon nga Qeveria që të ndalojë menjëherë ndërhyrjet politike dhe të marrë masa të menjëhershme për të garantuar menaxhimin e duhur dhe përgjegjshmërinë në kompanitë publike

E ardhmja e kompanive publike nuk duhet të jetë peng i interesave personale dhe politike, por duhet të bazohet në transparencë, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj interesit publik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy