“Assad u transportua në mënyrën më të sigurt”, Rusia në mbrojtje të ish-presidentit sirian: Nuk e dorëzojmë në Gjykatën e Hagës!

by engel

Rusia e transportoi presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad në “mënyrën më të sigurt”, tha zëvendësministri i Jashtëm i vendit, Sergei Ryabkov, për NBC News në një intervistë të transmetuar të martën.

Kremlini njoftoi të hënën se presidenti Vladimir Putin kishte vendosur t’i jepte Asadit azil në Rusi.

banner

“Ai është i siguruar dhe kjo tregon se Rusia po vepron ashtu siç duhet në këtë situatë”, tha Ryabkov për NBC.

I pyetur nëse Rusia do ta dorëzonte Assadin për gjykim, Ryabkov tha se Rusia nuk është palë në konventën që themeloi Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Moska e ka mbështetur Sirinë që në ditët e para të Luftës së Ftohtë, duke njohur pavarësinë e saj në vitin 1944 ndërsa Damasku kërkonte të përmbyste sundimin kolonial francez. Perëndimi e pa Sirinë si një satelit sovjetik. Të martën, Mohamed al-Bashir njoftoi se ai po merrte administrimin e vendit si kryeministër i përkohshëm me mbështetjen e ish-rebelëve që rrëzuan Asadin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy