Ronald Araujo, pritet të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën para përfundimit të sezonit aktual.
Mbrojtësi uruguaian i cili së fundmi mori leje për rikthim në fushat e futbollist pas një mungese pesë mujore, është bërë një figurë kyçe për klubin.
Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona, përfshirë menaxherin Hansi Flick, është e prirur të mbajë Araujon edhe për disa vite.
Si klubi ashtu edhe menaxhmenti sportiv janë të vendosur për të shmangur humbjen e qendërmbrojtësit uruguaian. Bisedimet për një rinovim do të intensifikohen tani që ai është përsëri plotësisht në formë.
Kontrata aktuale e Araujo skadon në vitin 2026, por Barcelona dëshiron të sigurojë të ardhmen e tij më shpejt se sa vonë.
Atmosfera rreth klubit është pozitive, pasi Araujo ka shprehur dëshirën për të qëndruar.