Juventusi shpartallon Manchester Cityn në fitoren e madhe në “Allianz Stadium”

by Nexhat

Juventusi ka marrë fitore të madhe 2-0 përballë Manchester Cityt në kuadër të rrethit të gjashtë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Rasti i parë serioz u krijua nga vendasit, që rrezikuan me anë të Kenan Yildiz, që lëshoi një goditje të fuqishme, por shkoi jashtë.

banner

Erling Haaland (40’) e testoi Michele Di Gregorion, por që gardianin i Zonjës së Vjetër ishte i vëmendshëm

Juventusi ishte shumë i vëmendshëm në mbrojte, duke mos lejuar shumë hapësira dhe duke dalë përpara me kundërsulme.

Në anën tjetër, Citizens nuk ia dolën të shfaqin lojën e tyre, duke lëvizur ngadalë nga zona ë zonë

45 minutat e dytë ishin spektakolar, me torinezët që shënuan dy herë.

Në minutën e 53-të, Dusan Vlahovic kaloi Juventusin në epërsi me një asistim të Yldiz.

Rezultatin për italianët e dyfishoi Weston McKennie (75’), kur u asistua nga Timothy Weah

Me këtë fitore, Juventusi ka 11 pikë, ndërsa Manchester Cityt mbetet në tetë sosh.

Në rrethin e shtatë, Juventusi takohet me Club Brugge, ndërsa City do të ketë punë me PSG-në

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy