109
Pas ftesës nga Prokuroria Speciale dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në cilësinë e dëshmitarit për një vepër penale në kuadër të “keqpërdorimit të autoritetit ose pozitës zyrtare” (Neni 141), ka reaguar zëvendësi i tij Besnik Bislimi.
Ai e ka lidhur këtë ftesë me fushatë zgjedhore.
“Pse kjo nguti i nderuar prokuror? Fushata fillon në janar”, shkroi Bislimi në profilin e tij privat në Facebook.
Për këtë ftesë njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili e quajti “ndërhyrje në procesin zgjedhor nga sistemi i drejtësisë”.