Sot Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do të organizojnë Simpoziumin e Teknologjisë Mjekësore.
Sipas njoftimit, në këtë ngjarje do të jenë të ftuar mjekë specialistë, profesorë, kirurgë dhe përfaqësues të industrisë së teknologjisë mjekësore nga Mbretëria e Bashkuar, krahas profesorëve, mjekëve dhe specialistëve të fushës nga Kosova.
Ky Simpozium është i pari i llojit të vet që organizohet në Kosovë e në rajon, dhe ka për qëllim të krijojë hapësira dhe mundësi shkëmbimi e bashkëpunimi mes specialistëve të teknologjisë mjekësore, me fokus tek zhvillimet e fundit në implantet ortopedike. Programi do të përmbajë prezantime, kumtesa dhe panele diskutimi në lidhje me teknikat më të reja për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kjo do të mundësojë bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve vendore dhe qendrave hulumtuese të Kosovës me kolegë dhe qendra homologe nga Mbretëria e Bashkuar.