Ndalohen në Morinë dy shtetas të Kosovës, tentuan të kalojnë me 21 mijë franga pa i deklaruar

by Nexhat

Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy shtetas kosovarë në Morinë, kjo pasi të njëjtit nuk i kanë deklaruar hiç më pak se 21 mijë franga.

Njoftimi i plotë:

banner

PKK Morinë

Tentuan të futnin në Shqipëri, 21 000 franga zvicerane, pa i deklaruar, procedohen penalisht 2 shtetas kosovarë.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. S. dhe pasagjer shtetasin B. G. Gjatë kontrollit, këtyre shtetasve iu gjetën 21 000 franga zvicerane, të cilat ata nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.         

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë M. S., 34 vjeç, banues në Zvicër dhe B. G., 33 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy