“Pastrimi” çon borxhlinjtë te përmbaruesi

by Nexhat

Kompania e mbeturinave në rajonin e Prishtinës “Pastrimi” ka njoftuar se do t’i dërgojë te përmbaruesi të gjithë borxhlinjtë.

Në një njoftim publik, kjo ndërmarrje ka thënë se borxhlinjtë kanë afat për t’i përmbushur obligimet për pagesën e faturave të mbeturinave deri më 17 dhjetor.

banner

“Pastrimi” ka ofruar edhe mundësinë e marrëveshjes për riprogramimr të borxheve.

“Ju bëjmë thirrje gjithë klientëve të Kompanisë ‘Pastirmi’, që të përmbushin obligimet e tyre që kanë ndaj kompanisë sonë sepse në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e papaguara pas datës 17 dhjetor 2024 do të procedohen tek përmbaruesit privatë”, ka njoftuar kjo kompani.

Punëtorët e kësaj ndërmarrje së fundmi kanë protestuar kundër kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke kërkuar që t’i furnizojë me kamionë të rinj për punë si dhe që të anulohet tenderi për angazhimin e pesë operatorëve privatë në grumbullimin e mbeturinave. E në Komunën e Prishtinës kanë thënë se pastrimi i qytetit po sabotohet për arsye politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy