7
Sigal Prishtina fitoi me nëntë pikë dallim ndaj Pejës, 77:68 (23:13, 24:20, 13:15, 17:20), për të siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë më mirë, dhe çerekun e parë e fituan me dhjetë pikë dallim, 23:13.
Verdhezinjtë e nisën furishëm periudhën e dytë për të përmbysur shifrat në 25:26, por prishtinasit sërish u rikthyen dhe shkuan në pushim me rezultat 47:33.
Në pjesën e dytë, kryeqytetasit ruajtën epërsinë për të triumfuar në fund 77:68, që ishte e mjaftueshme për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës, pasi sfidën e parë e kishin humbur me tri pikë dallim, 74:71.