Për Dardan Sejdiun, lista e kandidatëve për deputetë të LDK-së, përmban emra dhe figura të reja me bagazh të rëndësishëm.
Në Rubikon të Klan Kosovës, analisti politik tha se në listën e LDK-së ka emra të rinj, sidomos në 10-shen e dytë.
“Çështja e listave dhe e njerëzve që do të garojnë për deputetë, për mua përçon disa mesazhe. Së pari, kush janë njerëzit dhe çfarë lloj përmbajtje profesionale sjellin në Kuvend, dhe e dyta ka të bëjë me mesazhin që një parti politike mundohet të dërgojë me kandidatët që garon. Lista e parë që po e shohim është ajo e LDK-së, ku ka emra të rinj, ka një renditje që është bërë sipas peshës politike që kanë në kryesi. Gjithashtu, ka nënkryetarë të partisë”.
“Por, realisht, dhjetëshja e dytë e LDK-së është ajo që për mua është më interesante. Janë disa emra të rinj që kanë qenë edhe ardhje në dy vitet e fundit. Ajo që ka rëndësi të vlerësohet në liustën e LDK-së është fakti që kemi disa emra që tash e një kohë angazhohen dhe i shohim që dy vite duke u angazhuar me struktura, qoftë si profesionistë të fushës, qoftë si aktivistë të subjektit.
“Si listë, përveç emrave që janë në kryesi dhe në udhëheqësi të LDK-së, ka emra të rinj. Lista e LDK-së ka mjaftueshëm figura që janë edhe të reja dhe që kanë bagazh profesional”, potencoi Sejdiu.
Ai tha se lista e LDK-së e ka tejkaluar kuotën e përcaktuar gjinore, pasi kjo listë ka 40% gra në të. /Klankosova.tv