Shala: “Trepça” është pasqyra e dështimit të Qeverisë Kurti, minatorët janë trajtuar shumë keq nga kjo qeveri

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj minatorëve dhe kompanisë “Trepça”.

Ai ka bërë me dije se “Trepça” është pasqyra e dështimit të Qeverisë Kurti.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se minatorët meritojnë më mirë.

“Minatorët e Trepçës janë trajtuar shumë keq nga kjo qeveri. Qeveria ka manovruar me pozicionet e tyre të punës dhe nuk ua ka realizuar kërkesat sociale. Për më tepër, i ka fajësuar ata në vend të menaxhmentit e bordit që vetë i ka emëruar. E gjithë Trepça është në gjendje të rëndë: prodhimi ka rënë, investim kapital nuk ka, kurse pajisjet janë amortizuar. Trepça sot është pasqyra e dështimit të kësaj qeverie. Trepça meriton dhe mundet më mirë!”, ka shkruar Shala

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy