Xhiroja e javës së gjashtë në Champions League luajti këtë të mërkurë disa ndeshje, teksa në fushë zbritën shumë skuadra të mëdha
Milan koleksionon fitoren e katërt radhazi në këtë kompeticion, teksa fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Crvena Zvezdës
Barcelona tregon forcën në “Signal Iduna Park”, me katalanasit që festuan pas suksesit 2-3 ndaj Dortmund.
Juventus mundi 2-0 Manchester Cityn, duke zhytur kështu në krizë kampionët e Anglisë. Arsenali shkëlqen ndaj Monakos, duke triumfuar pastër 3-0 në Londër.
Në ndeshjet e pasdites, Atletico Madrid nuk hasi aspak vështirësi ndaj Slovan Bratislavës në shtëpi duke e mundur 3-1, ndërsa Lille kaloi Sturm Grazin. Champions do rikthehet me emocionet e saj në fund të janarit.
Rezultatet:
Milan 2-1 Crvena Zvezda
Arsenal 3-0 Monaco
Benfica 0-0 Bologna
Dortmund 2-3 Barcelona
Feyenoord 4-2 Sparta e Pragës
Juventus 2-0 Manchester City
Sttutgart 5-1 Young Boys