Analisti politik Ilir Deda ka folur për listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka qenë kritikë për emrat që janë në listën e cekur më lartë, sipas tij, nuk ka ndonjë person të ri që mund të jetë “i formuar”.
“Kjo është lista ma jo përfaqësuese që e ka pasë LVV-ja prej që garon në zgjedhje. Nuk është përpjekur si një parti që është në pushtet që të sjellin njerëz të formuar të rinj që t’i marrin në listën e tyre”.
Tutje, Deda ka theksuar se lista në fjalë nuk paraqet ndonjë lloj demokracie të brendshme brenda subjektit në fjalë.
“Po shihet se ka një tendencë të dëgjueshmërisë absolute, kjo për mua është lista e dëgjueshmërisë absolute ndaj liderit. Në këtë listë nuk ka potencial për demokraci të brendshme, nuk ka potencial për diskutime përmbajtjesore për çështje të rëndësishme për Kosovën për të cilat janë në kundërshtim me atë çka thotë numri 1 i kësaj partie”, ka thënë Deda. /