Duelet e gjysmëfinales në NBA Cup

by jonzefaj

Janë luajtur katër takimet çerekfinale të NBA-Cup, duke përcaktuar 4 skuadrat më të mira që avancojnë në gjysmëfinale.

Në Lindje, Milwaukee mundi 114-109 Orlando, sfidë ku për Bucks u dallua Antetokounmpo me 37 pikë, mbështetur edhe nga Lillard me 28 pikë.

banner

Në takimin tjetër të kësaj Konference, ekipi i Atlanta fitoi 108-100 në fushën e New York. Stoli i ekipit mik ishte vendimtar, nga ku erdhën 43 pikë (Hunter me 24 pikë më i mir).

Në Perëndim, Houston fitoi 91-90 ndaj Golden State në sekondat e fundit të ndeshjes. Vendimtar për vendasit ishte Sengun, autor i 26 pikëve e 11 rebound, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e Kuminga për Warriors.

Përballë tyre do të jetë skuadra e Oklahoma, që po shkëlqen edhe në kampionat. Ata mundën 118-104 Dallas jashtë fushe, sfidë ku diferencën e bëri Alexander Shai, autor i 39 pikëve

NBA-Cup, ndeshjet çerekfinale

Milwaukee – Orlando, 114-109

New York – Atlanta, 100-108

Oklahoma – Dallas, 118-104

Houston – Golden State, 91-90

NBA-Cup, takimet gjysmëfinale

Milwaukee – Atlanta

Oklahoma – Houston

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy