Një grup kriminal i trafikut të armëve që ishte aktiv në Kosovë e Shqipëri është shkatërruar pas nëntë muaj hetime nga Prokuroria Speciale e Kosovës me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Tetë persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, gjashtë prej tyre shtetas të Kosovës, ndërsa dy prej të cilëve shtetas të Shqipërisë.
Policia e Kosovës më 10 dhjetor ka kontrolluar nëntë prona të të dyshuarve dhe ka gjetur 29 pistoleta, tri armë të gjata të modeleve të ndryshme të konfiskuar, 2635 fishek /municion të modelit të ndryshëm, dy automjete dhe pajisje tjera.
Personat e arrestuar janë: V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., B.A.

