“Shqetësuese lista e VV-së, Liburn Aliu ka paraqitur dy herë dorëheqje – nuk i është pranuar”, Haxhiu thotë se nuk u ndëshkuan ata që qeverisën keq

by Nexhat

Gazetari Baton Haxhiu komentoi sonte në Pressing në T7 listën e VV-së me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Lidhur me këtë temë, ai tha se nuk u ndëshkuan “ata që qeverisën keq”.

Sipas Haxhiut, Liburn Aliu i cili nuk është në listën e VV-së, ka paraqitë dy herë dorëheqje por nuk “i është pranuar”.

banner

“E para Lista e Vetëvendosjes, nuk ka ndëshkim për qeverisje të keqe. Të gjithë ministrat e VV-së të cilët kanë tregu mos-suksesin më të madh që prej pasluftës në qeverisjen e tyre janë në listë. Liburn Aliu për arsye që e ka pas, që dy vjet më herët një përplase, e cila ka qenë e heshtuar, ai ka paraqitur dy herë dorëheqje dhe nuk i është pranuar. Ky është një sekret publik”, tha Haxhiu në Pressing.

“Kur ka dështim në qeverisje, ti reflekton me listë e me njërëz të ri, reflekton mbi gabimet që i ke bërë edhe i ke ndërtuar këto katër vite”, tha Haxhiu.

Sipas tij, dështimi i parë i qeverisë “është veriu dhe marrëdhënia me ndërkombëtarët për veriun”, tha Haxhiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy