Shtëpia afër rrëzimit si pasojë e ndërtimeve në rrugën A, Komuna e Prishtinës del me sqarim

by Nexhat

Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim publik pasi si pasojë e ndërtimeve në “Rrugën A”, një shtëpi është prekur në themele dhe është gati të rrëzohet.

Komuna thotë se shtëpia ka qenë e ndërtuar pa leje në pronë publike.

banner

“Në lidhje me shqetësimet e shprehura për pamjet e shtëpisë në lagjen “Prishtina e Re”, sqarojmë se banorët janë njoftuar dhe larguar me kohë, disa muaj më parë, për shkak se zona ku ndodhej shtëpia është vlerësuar e paqëndrueshme dhe e pasigurt. Shtëpi ka qenë e ndërtuar pa leje në pronë publike”, thuhet në sqarimin e tyre.

Tutje, komuna thotë se “për banorët që jetojnë pranë hapësirës ku po zhvillohen punimet për Rrugën A, Kryeqyteti ka siguruar zgjidhje të përkohshme për banim, duke mbuluar shpenzimet e qirasë deri në përfundimin e punimeve”

“Jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë, duke respektuar njëkohësisht ligjin dhe interesin publik”, vijon sqarimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy