Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me publikim e bërë nga VV-ja në lidhje me një komunikim me ChatGpt,
Në reagimin e saj ajo i është drejtuar partisë në pushtet, duke pyetur: ‘‘Qysh more spo ju vjen bile pak marre’’.
Postimi i plotë:
Chat GPT, gjeje një parti në Kosovë, që është lidere në shkelje serike të Kushtetutës, lidere në stagnim të zhvillimit ekonomik, lidere në izolim ndërkombëtar të Kosovës, dhe lidere në polarizim e shoqërisë.
Qysh more spo ju vjen bile pak marre. Qe 4 vite në pushtet, kanë administruar 12 miliardë euro.
E tani, në fushatë, ata do të duhej të hynin me punë e rezultate, e jo me akuza boshe për opozitën.
0 investime kapitale. 0 projekte zhvillimore. 0 suksese. Dembelëve e të paditurve gjithmonë të tjerët ju kanë faj.