Berisha thirrje mbështetësve: Gjuani me vezë dhe domate ambasadat e huaja, kanë hyrë në fushatë krah Ramës

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se ambasadat e huaja në Shqipëri janë future në fushatë elektorale krah PS-së.

Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku ftoi qytetarët që të protestojnë para ambasadave të huaja në Shqipëri, të cilat ai i quajti narkoambasada dhe tha se duhen gjuajtur me vezë dhe domate

banner

Po ashtu Berisha paralajmëroi se ata që prekin votën e lirë, do të trajtohen si bashëautorë në një krim të rëndë elektoral.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme.

Ndaj unë u kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të rrezikshme para narkoambasadave të narkorepublikës së Shqipërisë.

Kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj.

Po kështu të shënjojnë, të krijojnë librin e zi, në të cilin do regjistrojnë çdo akt që vjen në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit, emrin, funksionin, detyrën dhe aktin që kryen punonjësi i dhënë.

Qeveria, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, është lëshuar e papërmbajtur, e tmerruar në një seri vendimesh, që të gjitha me qëllime elektorale.

Garantoj përfituesit e tyre se do trajtohen si bashkëautorë në një krim të rëndë elektoral.

Të lexojnë kodin dhe të mos bëhen bashkëautorë të një bande kriminale që nuk njeh ligj, as Kushtetutë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy