‘‘Çfarë huqje spektakolare’’, Kica-Xhelili kritikon pushtetin: Kur do të ndalet VV së llogarituri që njerëzit hanë bar?

by Nexhat

Doarsa Kica-Xhelili, deputete nga Lidhja Demokratike të Kosovës, ka bërë një reagim rreth postimit të Lëvizjes Vetëvendosje që kjo e fundit e ka bërë, për një komunikim me Chat GPT,

Deputetja e LDK-së këtë postim të VV-së e ka cilësuar si huqje spektakolare.

banner

Ajo ka thënë edhe se ‘‘e shihni që në VET postimin e tyre janë arsyet pse këta e shkelin Kushtetutën’’.

Postimi i plotë:

Çfarë huqje spektakolare! 

Lëvizja Vetëvendosje e paska publikuar një komunikim me CHAT GPT. Derisa po pretendon se e “kalli lojën” sepse përgjigjet kinse janë në favor të tyre, në fakt në fotot bashkangjitur, e shihni që në VET postimin e tyre janë arsyet pse këta e shkelin Kushtetutën. 

1. Ndërhyrja në pronë private;

2. Ndërhyrja në të drejtat tjera individuale;

3. Ndërhyrja në ekonomi;

4. Shfrytëzimi i “reformave” për sulme politike e jo për reformim të sinqertë;

5. Risqet që sistemi përfundon duke ndëshkuar kundërshtarët por jo duke luftuar korrupsionin = prekja e shtyllave të demokracisë.

Që thonë “mos e vet se t’kallxon vet”!

Ndoshta i bie më mirë ta pyesin CHAT GPT:

“Çka është Kushtetuta?”

“Kur do të ndalet VV së gënjyeri qytetarët se i ka reformat në drejtësi për së vërteti?”

“Pse po insiston VV në shkelje të Kushtetututës?”

“Si po i keqpërdorë VV tentativat për reformim të drejtësisë që të shtrij kontrollin mbi sistemin e drejtësisë”,

Dhe më e rëndësishmja:

“Kur do të ndalet VV së llogarituri që njerëzit hanë bar?”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy