Kryetari i degës njëherësh kandidat i LDK-së për deputet nga Podujeva, Ekrem Hyseni, ka njoftuar se sot në dy takime të ndara ka pritur Kryetarët e Nëndegëve të LDK-së në Llap dhe Shtabin Zgjedhor.
Hyseni ka thënë se secili nga ata janë duke punuar me përkushtim të madh në mënyrë që qytetarët të informohen në detaje për programin dhe ofertën e LDK-së.
“Fryma e bashkëpunimit dhe e mobilizimit është garantuese e suksesit dhe e fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në këtë mënyrë do të arrijmë t’i japim vendit dhe qytetarëve qeverinë që e meriton!Të bashkuar drejt fitores, të bashkuar në qeverisje, në mënyrë që bashkë ta bëjmë edhe ndryshimin” shkruan Hyseni në Facebook.
Postimi i plotë:
Në dy takime të ndara prita sot Kryetarët e Nëndegëve të LDK-së në Llap dhe Shtabin Zgjedhor.
Secili nga ta me përkushtimin më të madh janë duke punuar, në mënyrë që qytetarët tanë të informohen në detaje për programin dhe ofertën e LDK-së.
Fryma e bashkëpunimit dhe e mobilizimit është garantuese e suksesit dhe e fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në këtë mënyrë do të arrijmë t’i japim vendit dhe qytetarëve qeverinë që e meriton!
Të bashkuar drejt fitores, të bashkuar në qeverisje, në mënyrë që bashkë ta bëjmë edhe ndryshimin!
#behundryshimi