Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se nuk do të hyjnë në koalicion me asnjërën nga partitë aktuale parlamentare dhe joparlamentare.
Në emisionin DPT te Fidani, tha se lista aktuale e LVV-së për zgjedhjet e 9 shkurtit përfaqëson secilin grup të qytetarëve, secilën komunë dhe disa fshatra
Anëtarja e Kryesisë të LVV-së, tha se në terren është situata pozitive për partinë që ajo përfaqëson, teksa u shpreh se “presim që të shkojmë nga 51 deri në 55%”.
Por, në rast se nuk e arrijnë këtë rezultat, Pacolli tha se nuk do të hyjnë në koalicion paszgjedhor me asnjë parti, dhe do të mbesin në opozitë.
“Jo, me asnjë (parti nuk do të hyjmë në koalicion, shën.red.). Më mirë do të qëndronim në opozitë, sesa do të hynim në koalicion me ndonjë ekzistuese aktuale tani”, tha ajo.