Osmani takon kongresistin Jackson: Për forcimin e partneritetit Kosovë-SHBA, është i domosdoshëm komunikimi

by Nexhat

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me kongresistin republikan Ronny Jackson, me të cilin presidentja ka thënë se ka zhvilluar një bisedë konstruktive mbi partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së,

Ajo po ashtu ka thënë se komunikimi dhe shkëmbimi janë të domosdoshëm për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.

banner

Postimi i plotë:

Gjatë takimit me Kongresistin republikan Ronny Jackson, zhvilluam një bisedë shumë konstruktive mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komunikimi dhe shkëmbimi i rregullt janë të domosdoshme për të forcuar këtë partneritet. Në këtë kontekst, diskutuam mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga siguria deri te zhvillimi ekonomik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy