Njohësi i çështjeve politike Agon Maliqi, ka reaguar rreth paralajmërimeve që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i bëri duke thënë se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë shpejtë do të vendosin sanksione për Industrinë e Naftës së Serbisë, duke deklaruar se, ky akt do të ia pamundësonte kësaj kompanie veprimin në treg,
Po ashtu, Maliqi ka theksuar se ky hap po ndodh pak ditë pasi që me insistimin e SHBA u miratua projekti i gazsjellësit të ri në Bosnje dhe Hercegovinë drejt Kroacisë.
Tutje, ai ka potencuar edhe që Kosova mbetet e varur nga termocentralet e vjetra ngulfatëse dhe nga mafia energjetike e rajonit, duke mos e kuptuar energjinë si element qendror të sigurisë kombëtare.
‘‘Vuçiq po paralajmëron se SHBA do ta vendos në listë të sanksioneve Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) – kompani kjo në pronësi të Gazpromit rus dhe me qarkullim rreth $3 miliardë në vit. Ky hap do t’ia pamundësonte kompanisë veprimin në treg dhe me gjasë synon që ta detyrojë shitjen e aksioneve. Ky hap vjen disa ditë pasi me insistimin e SHBA u miratua projekti i gazsjellësit të ri në Bosnje dhe Hercegovinë drejt Kroacisë, i cili do t’ia heq këtij shteti varësinë e furnizimit nga Rusia dhe Serbia. Kosova ndërkohë edhe pas kaq shumë vitesh mbetet e varur nga termocentralet e vjetra ngulfatëse dhe nga mafia energjetike e rajonit, e paaftë për ta kuptuar energjinë si element qëndror të sigurisë kombëtare dhe për t’i vlerësuar dimensionet e saja gjeopolitike’’, ka shkruar ai në Facebook.