Themelohet Policia e Kryeqytetit: 600 policë për sigurinë e Prishtinës

by engel

Drejtori i emergjencave në komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica, bëri të ditur se Policia e Kosovës tashmë ka themeluar drejtorinë për policinë e kryeqytetit dhe se projekti për krijimin e këtij njësiti është në fazën përfundimtare.

“Ka mbetur vetëm lokacioni çdo gjë tjetër është përfundu Policia e Kosovës e ka formu drejtorinë e kryeqytetit janë nda kapacitetet dhe së shpejti do të zyrtarizohet..”, Fushtica për rtv21

banner

Rreth 600 policë, pritet ta përbëjnë njësitin e veçantë për të shërbyer në Prishtinë. Policia e kryëeqytetit do të ketë hetues, njësi patrulluese, njësi të reagimit të shpejtë dhe njësite të tjera përcjellëse. Qytetarët e mirëpresin këtë vendim të institucioneve të sigurisë.

“ Po çdo kryeqytet e ka policinë e vet është shumë e nevojshme edhe Prishtina që ta ketë sepse këtu vijnë njerëz prej të gjitha anëve andaj është shumë e rëndësishme që të jetë policia e kryeqytetit.

Po normal që do duhej të ishte policia e kryeqytetit …”

Në kuadër të planit për Policinë e kryeqytetit, e paraparë të formohet që në vitin 2018 pas miratimit  të ligjit për Prishtinën, sipas drejtorit të emergjencave, Lulzim Fushtica, thotë se është edhe vendosja e kamerave të sigurisë nëpër gjithë kryeqytetin.

“Tashmë veç se janë vendosur një pjesë e kamarave dhe do të vendosen në gjtihë kryeqytetin ato tashmë kanë dhënë rezultatet e veta dhe këto kamera monitorimi i tyre qendrën do ta ketë në stacionin policor të kryeqytetit”, tha Fushtica.

Njohësi çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, thotë se krijimi i njësitit policor për kryeqytetin do të lehtësojë punën e policisë së Kosovës krahas organizimit rajonal.

“Me policinë e kryeqytetit organizohet edhe siguria publike sidomos në vendet ku mendohet që është e nevojshme prezenca apo patrollat policore dhe do të lehtësohej veprimi i policisë së Kosovës…”, tha Fushtica.

Edhepse siguria publike në Kosovë është cenuar herë pas here, raporti i vitit 2023, i kompanisë amerikane Gallup e ka renditur Kosovën në top 24 shtetet më të sigurta në botë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy