CorrWatch për grantet e Ministrisë së Bujqësisë 2020-2023: Ka dyshime mbi shpërndarjen e fondeve

by Nexhat

Iniciativa e shoqërisë civile “CorrWatch” ka analizuar grantet e Ministrisë së Bujqësisë 2020-2023, duke thënë se ka dyshime mbi shpërndarjen e fondeve.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo nismë thuhet se disa biznese përfituese nuk kanë marrë grante në formën e duhur.

banner

“Kanë veprimtari që nuk lidhen me bujqësinë sipas ARBK-së. Nuk janë të regjistruara ose janë regjistruar pas thirrjes. Kanë mbyllur aktivitetin e tyre pas marrjes së grantit”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Për periudhën 2020-2021, sipas CorrWatch, 304 persona janë përfitues të granteve, 184 prej tyre figurojnë në rregull.

“89 përfitues nuk figurojnë në faqen zyrtare të ARBK-së apo në ndonjë platformë tjetër ku mund të hulumtohet më detajisht mbi të dhënat e biznesit të tyre. 15 prej tyre si aktivitet primat të biznesit kanë regjistruar aktivitete të ndryshme që nuk kanë të bëjnë më bujqësinë. 14 përfitues kanë shuar bizneset e tyre ndonëse kanë fituar grant”, thuhet në rezultatet e hulumtimit të CorrWatch.

Tutje për vitin 2022, dalin 473 përfitues dhe 275 prej tyre figurojnë në rregull. Ndërkaq, 11 përfitues nuk figurojnë në faqen zyrtare të ARBK-së apo në ndonjë platformë tjetër kur mund të hulumtohet më detajisht mbi të dhënat e biznesit të tyre.

“41 prej përfituesve prej tyre aktivitet primar të biznesit kanë regjistruar aktivitete të ndryshme që nuk kanë të bëjnë më bujqësi. 4 prej tyre figurojnë si bizneset jo aktive. 142 përfitues kanë regjistruar biznesin e tyre në vitin 2023, ndonëse thirrja për grante është hapur në vitin 2022”.

Pos këtyre, në vitin 2023 janë 446 përfitues, ku 271 prej përfituesve figurojnë në rregull.

Edhe aty ka përfitues që nuk figurojnë në faqen zyrtare të ARBK-së apo në ndonjë platformë tjetër, ku mund të hulumtohet më detajisht mbi të dhënat e biznesit të tyre, prej tyre të tillë janë 48 sosh.

“14 prej përfituesve prej tyre aktivitet primar të biznesit kanë regjistruar aktivitete të ndryshme që nuk kanë të bëjnë më bujqësi. Katër prej tyre figurojnë si biznese jo aktive. 123 përfitues kanë regjistruar biznesit e tyre në po të njëjtin vit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy