Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, gjatë vizitës në Zvicër, ka takuar sot mërgatën në Basel.
Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Në takim të përzemërt sot me mërgatën tonë në Bazel të Zvicrës. Saherë që takohem me bashkatdhetarët tonë shoh shpresën e tyre për Kosovën dhe punën e tyre të palodhshme aty ku jetojnë, duke qenë të devotshëm për dy shtete, neve na motivojnë e bëjnë krenarë”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Kosova bëhet fituese me punën tonë dhe mbajtjen e lidhjeve të forta me zemrën e Kosovës, mërgatën e saj.
“Falënderim e mirënjohje strukturave të reja të zgjedhura të nëndegës së Aleancës në Bazel dhe Baseland, Kryetarit Asman Krasniqi, nënkryetarit Fatmir Hylaj, Sekretarit Haki Sutaj, Arkatarit Florim Hylaj, dhe anëtarëve të kryesisë së zgjedhur; Hysen Sylaj, Dukagjin Ademaj, Halil Shabanaj, Nimon Mushkolaj, Visar Selmanaj, Alban Nimonaj dhe Shpëtim Braha. Kosovën e bëjmë bashkë fituese, përtej fjalëve, por me punën tonë dhe mbajtjen e lidhjeve të forta me zemrën e Kosovës, mërgatën e saj. 100 herë faleminderit për besimin tuaj në vizionin tonë”, është shprehur ai.