Saktësisht pas 18 ditëve, Dani Olmo nuk do të jetë në gjendje që të regjistrohet në La Liga, që do të thotë se ai nuk do të mund të luajë më për Barcelonën në pjesën e dytë të sezonit.
Gjiganti katalanas momentalisht po punon në këtë drejtim në mënyrë që të jenë në gjendje të llogarisin në shërbimet e spanjollit, por e dinë që kjo nuk është aspak e lehtë.
La Liga është në dijeni të situatës së krijuar dhe ani pse presidenti Javier Tebas pret që Barcelona ta zgjidhë problemin e saj, po bëhen përpjekje për ta penguar këtë proces
Sipas një raportimi nga Estadio Deportivo, Atletico Madridi dhe Athletic Bilbao kanë apeluar tek Tebasi dhe La Liga që të mos krijojnë hapësirë për regjistrimin e Olmos.
Olmo u regjistrua gjatë kësaj vere vetëm për shkak se Barcelona ishte në gjendje ta përdorte 80 për qind të pagës së Andreas Christensen, por danezi tashmë është shumë afër rikthimit nga lëndimi dhe ky opsion merr fund për drejtuesit e klubit.
Do të jetë shumë interesante për t’u parë në vazhdim nëse blaugranasit do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje apo nuk do të kenë shërbimet e Olmos për pjesën e mbetur të sezonit në kampionat