Hetemi konfirmon se KFOR’i nuk e kishte lejuar Elbert Krasniqin të hyjë në Komunën e Leposaviqit: Dikur ma ndalën krejt Qeverinë

by Nexhat

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka folur për shkarkimin e zëvendësministrit për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviq.

Ai thotë se asnjëherë nuk ka qenë pro bashkëpunimit me të anipse i është kërkuar nga Ministrat e Qeverisë së Kosovës.

banner

“Unë në atë kohë kam qenë 7 muaj i mbyllur, kam pas takime me Radoicën shumë herë. Kam pas presion edhe prej disa ministrave (Elberti e Rashiqi) që unë të bashkëpunoj me të. Një kohë kena pas mosmarrëveshje me të, unë i kam thanë si njeri që t’u kisha lutë mos hajde më në komunë. Ma ka marrë mendja që u keqpërdor ardhja e tij këtu. Edhe nga ana e KFOR-it amerikan që ia kanë ndalu me hy atij (Radoicës) Arbër Vokrrit dhe ministrit Krasniqi”, tha kryetari në debatin “Jeta në Komunë”.

Kryetari Hetemi flet për “listën e zezë” të KFOR-it dhe ndalesën ndaj qeveritarëve për hyrjen në Komunën e Leposaviqit, për të cilën thotë se aty hyjnë nga Radomiroviqi, Krasniqi e kështu më radhë të gjithë ministrat.

“Dikur ma ndalën komplet qeverinë, kur erdhën amerkanët ma qitën me letra, me fotografi. Ju thashë a jeni bre normal ju, qysh funksionon kryetari pa një qeveri, që komplet e keni shti në listë të zezë.

Radoicën, Arbër Vokrrin, me Elbertin ka fillu edhe me rend, pos kryeministri edhe shefja e shteti Osmani nuk kanë qenë në listë të zezë. Në listë të zezë e kanë pas të ndalume me hi te kryetari Hetemi”.

Sipas Hetemit, KFOR-i ka menduar që hyrja e ministrave në komunë po sjell probleme.

“Kane mendu që po sjellin probleme. Unë kam thënë Kforit amerikan që nuk dal prej këtuhit pa u stabilize gjendja edhe qytetari serb me ardh këtu, e jo me shku në Bistric me u malltretu”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy