‘‘Kosova është ëndrra jonë’’, Abdixhiku nga Prishtina: Njerëzit kërkojnë qetësi e sa më pak urrejtje e mllef

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë disa fotografi nga momentet që i ka kaluar sot në qytetin e Prishtinës, duke thënë se kryeqyteti sonte jetonte e ishte me ambient të ngrohtë festiv, e me pamje evropiane,

Ai ka thënë edhe se, njerëzit po kërkojnë momente gëzimi e mirëqenie, me sa më pak mllef e sa më pak urrejtje.

banner

Postimi i plotë:

Sheshet e Prishtinës edhe sonte ishin plot jetë!

Kaluam mbrëmjen në një ambient sa të ngrohtë festiv, aq dhe evropian në pamje. Kryeqyteti thjeshtë jetonte sonte! Jetonte si një vend i njerëzve që kërkojnë qetësi, kërkojnë momente gëzimi e mirëqenie! Kërkojnë jetë të mirë e të begatshme! Sa më pak mllef, sa më pak urrejtje, sa më pak negativitet e frikë!

Punët e mira tona, u japin qytetarëve këto momente! Prishtina i ka këto momente! Kosova, do t’i ketë këto momente!

Ky vend i bukur me njerëz e familje të shkëlqyeshme ka një tregim të bukur përpara. Ky tregim i pret veprimet tona. Do t’i ketë!

Kosova është vet ëndrra jonë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy