Parashqevi Simaku jeton me ndihma sociale në Amerikë? Videoja që u bë virale – çfarë ka ndodhur me ikonën e muzikës shqiptare

by Nexhat

Një video e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ka ngritur dyshime se një grua e cila flet në një intervistë të shkurtër për kanalin amerikan “ABC7”, mund të jetë këngëtarja ikonike Parashqevi Simaku.

Në këto pamje shihet një grua e cila flet për ndihmat sociale amerikane duke thënë se “na mbajnë gjallë”, ndërsa emrin e vendosur në strishë e ka “Simaku Nohfe”.

banner

Nuk dihet ende nëse gruaja në këtë video është këngëtarja shqiptare, ndërsa të shumtë janë fansat e saj që në rrjetet sociale kërkojnë informacione si dhe apelojnë për t’i ardhur në ndihmë.

Simaku ishte dhe mbetet një nga emrat më të dashur dhe më të vlerësuar të muzikës shqiptare, por karriera e saj u mbyll shumë shpejt

Top Channel pak kohë më parë mësoi nga familjarë të këngëtares se ajo kishte nisur një jetë të re në Amerikë, si profesionale ashtu edhe personale, larg ekranit apo vëmendjes mediatike. Simaku u divorcua me bashkëshortin e saj në vitin 2006, me të cilin ka një djalë, sot 22 vjeç, por nuk dihen detaje nga jeta e saj tani dhe nëse është në vështirësi ekonomike, apo nëse përballet me probleme të tjera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy