Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela, ka ndarë një rrëfim prekës dhe personal gjatë bisedës me ‘Vëllain e Madh’.
Në këtë moment të ndjerë, ajo ka treguar sfidat emocionale dhe familjare që ka përjetuar që në fëmijërinë e hershme, duke lënë një ndikim të madh te shikuesit e programit
Lela zbuloi se nëna e saj, pas lindjes së saj, ka kaluar ditë të tëra duke qarë vetëm pse kishte pritur të lindte djalë. Ky detaj tronditës thekson paragjykimet që shpesh ekzistojnë ndaj vajzave në disa shoqëri, duke reflektuar një realitet të dhimbshëm për shumë gra dhe vajza.
“Pas lindjes sime, nëna ime qau për ditë të tëra. E gjitha sepse nuk isha djalë,” rrëfeu ajo me një zë të emocionuar, duke i prekur thellë banorët e tjerë dhe shikuesit që ndiqnin programin
Ajo gjithashtu ndau detaje për marrëdhënien e saj të largët me babanë, duke treguar se deri në moshën 5-vjeçare, e kishte takuar vetëm dy ose tre herë.
Kjo për shkak se babai i saj ndodhej në Itali, duke punuar larg familjes.
Rrëfimi i Lelës ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës të programit kanë shprehur mbështetjen e tyre për të dhe për forcën që ajo ka treguar duke ndarë këtë histori personale