Sveçla viziton policët që po trajtohen në QKUK: Shkaqet e aksidentit po hetohen

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar tre policët që po trajtohen në Qendrën Klinike dhe Universitare, pas lëndimeve që morën në aksidentin mbrëmë në veri të vendit.

Sveçla ka thënë se gjendja e tyre po përmirësohet, derisa ka shtuar se shkaqet e aksidentit po hetohen,

banner

‘Me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia takuam mjekët që po përkujdesen për shëndetin dhe trajtimin adekuat. Ata na njoftuan e siguruan se janë duke i trajtuar policët me kujdesin më të lartë profesional.

Teksa gjendja e tyre fatmirësisht po përmirësohet, falënderoj përzemërsisht të gjithë mjekët të cilët nga mbrëmë kanë bërë të pamundurën që policët tanë të kenë kujdesin dhe trajtimin e nevojshëm për rikuperimin e tyre.  Shkaqet e aksidentit po hetohen por jam shumë i lumtur që djemtë tanë janë jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar Sveçla.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc. Dyshimet janë se automjeti ka rrëshqitur dhe se ka dalë jashtë rrugës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy