12
Një vetëaksident ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Prishtinë, ku si pasojë drejtuesi i veturës ka marrë lëndime të rënda.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Mbrëmë rreth orës 23:20 kemi pranuar informarën se në rrugën e Shkupit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasoj e këti aksidenti lendime të rënda trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.