ABC News pranon t’i paguaj Presidentit Trump 15 milion dollarë plus 1 milion taksa për shpifje ndaj tij

by engel

ABC News ka rënë dakord t’i paguajë 15 milionë dollarë presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për të zgjidhur një padi për shpifje, pasi prezantuesi i mediumit tha në mënyrë të rreme se Trump ishte gjetur “përgjegjës për përdhunim”.

George Stephanopoulos i bëri deklaratat shpifëse në mënyrë të përsëritur gjatë një interviste më 10 mars të këtij viti, kur ai sfidoi një kongresmene për mbështetjen e saj për Trumpin, shkruan BBC.

banner

Por, një juri në një çështje civile vitin e kaluar përcaktoi se Trump ishte përgjegjës për “abuzim seksual”, i cili ka një përkufizim specifik sipas ligjit të New Yorkut.

Si pjesë e marrëveshjes, ABC do të publikojë edhe një deklaratë ku shpreh “keqardhjen” e saj për deklaratat e Stefanopulos. Rrjeti gjithashtu ra dakord të paguante 1 milion dollarë për tarifat ligjore të Trumpit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy