Albin Kurti takon mërgatën në Lubjanë të Sllovenisë

by engel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me mërgatën gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë të Sllovenisë. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Kurti ka shkruar se atje u njoh me historitë e suksesit të diasporës sonë të zellshme dhe punëtore.

“Pranë mërgatës, kudo dhe kurdoherë. Edhe në Lubjanë të Sllovenisë bashkëbiseduam dhe u njohëm me historitë e suksesit të diasporës sonë të zellshme dhe punëtore. Vetëm bashkë e forcojmë shtetin dhe përshpejtojmë zhvillimin. Ekonomia, arsimi, mbrojtja e siguria, sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit e shumë fusha të tjera kanë përparuar gjatë qeverisjes sonë dhe e kemi obligim të vazhdojmë trajektoren e progresit dhe zhvillimit”, ka shkruar Kurti.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy