Antonela Berisha flet pas ngjarjes së rëndë: Nuk isha e përfshirë, isha në vendin e gabuar

by Merita

Antonela Berisha ka folur për herë të parë në media pas ngjarjes së rëndë të disa muajve më parë, ku ajo dhe motra e saj, Mariela Berisha, shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën.

Ajo ka theksuar se nuk ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në këtë incident, por ka qënë motra e saj, ndërsa e ka përshkruar si një periudhë të vështirë për familjen e saj.

banner

Sipas Antonelës, ajo ishte në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar gjatë ngjarjes.

“Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për ne dhe familjen time. Doja të sillja edhe një mesazh, që pavarësisht të këqijave që kalojmë në jetë ne ringrihemi më të fortë.

Kam nxjerrë një mësim, mos bini pre e provokimeve, sidomos kur jemi person publik. Unë nuk jam e përfshirë direkte në këtë ngjarje, është motra ime. Jam ndodhur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar atë natë”, tha ajo në emisioin ‘Goca dhe Gra’.

Antonela shtoi më tej se ato kishin kërkuar falje Klea Prengës në gjykatë, ndërsa i kërkoi falje publikisht dhe familjes së saj dhe publikut.

“Për momentin jam me masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë. Unë nuk e njihja personalisht vajzën, mua nuk më kishte cënuar. Po i kemi kërkuar falje në gjykatë, i kërkojmë falje edhe familjes sonë që i kemi stresuar. I kërkoj falje edhe publikut”, tha Antonela.

Pas sulmit që i bënë Klea Prengës, influencerja ka treguar detaje të tjera në lidhje me atë periudhë.

“Kjo çështja e Dubait… dua ta sqaroj një herë e mirë. Do të doja të kishim qenë atje, por nuk kemi qenë. Është një informacion që mund të vërtetohet. Nuk mund të udhëtojë askush nëse është në verifikim. Nuk kemi qenë në Dubai. Impakti ka qenë pozitiv edhe pse lajmet vazhdonin.

Kam pasur shumë mesazhe në imboks, për persona që kanë pasur të njëjtën situatë si unë. Më i errëti si mesazh ka qenë për motrën time, për të cilën thonin se ishte e kërkuar për vrasje e mbetur në tentativë në Itali, atje ku ne kemi nënshtetësinë. Nuk e kemi kaluar ende këtë trysni, duke qenë se hetimi vazhdim ne jemi nën masë.

Unë jam me detyrim paraqitjeje, ndërsa motra në arrest shtëpie. Ndryshe… do të doja të mos kishim qenë duke ngrënë darkë aty. Kam keqardhëse për çdo gjë që ka ndodhur. Njerëz jemi, bëjmë gabime dhe normalisht nuk do të doja të ndodhte kjo që ka ndodhur”, shtoi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy