Derby i zjarrtë mes Manchester City dhe Manchester United përfundoi me rezultat 1-2. Një derbi që pati një kthesë dramatike në minutat e fundit të ndeshjes kur Amad Diallo shkëlqeu dhe shtoi mjerimin për Pep Guardiolën.
Manchester City kaloi në epërsi me golin e Josko Gvardiol i cili shënoi me kokë në pjesën e parë dhe pothuajse dukej sikur e kishte vendosur rezultatin e ndeshjes derisa nuk u shfaq Diallo i cili i ndëshkoi qytetarët pas një topi të kthyer dobët nga Matheus Nunes për të fituar një penallti për ekipin e Ruben Amorimit. Penaltinë e mori përsipër Bruno Fernandez i cili si zakonisht nuk huq asnjëherë dhe barazoi rezultatin në 1-1.
Amad Diallo u shfaq prap në skenë në një aksion të ndërtuar në mbrojtësi Martinez i cili i dhuroi një pasim të saktë në zonën e rreptësisë dhe Diallo shënoi një gol spektakolar për Manchester United. Me këtë gol u kthye një derbi dramatik që përfunfi me rezultat 1-2 për djajtë e kuq.