Hyri në Guinness: Historia e dashurisë që sfidon kohën/ Çifti më i vjetër i sapomartuar në botë

by Merita

Marjorie Fiterman dhe Bernie Littman gjetën dashurinë në shtëpinë e të moshuarve në Filadelfia, pas humbjes së bashkëshortëve të tyre.

Dhe pas lidhjes që kishte nisur nëntë vite më parë, ata u bënë çifti më i vjetër i porsamartuar në botë.

banner

Ata u shpallën çifti më i moshuar i sapomartuar në botë, sipas Guinness World Records.

Me 102 dhe 100 vjet, historia e tyre fillon që nga koha e universitetit në Pensilvani. Ajo studioi për mësuesi, ndërsa ai për inxhinieri, dhe rrugët e tyre nuk u kryqëzuan derisa të dy përfunduan në të njëjtin azil, vetëm disa metra larg njëri-tjetrit, pasi secili kishte kaluar mbi 60 vite i martuar.

Një festë me kostume ishte momenti i parë që i afroi. Takimet filluan në vakte dhe aktivitete, dhe lidhja e tyre u forcua veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19, kur ata u mbështetën te njëri-tjetri.

Mbesa e Littman, Sarah Sicherman, thotë se ata janë “me fat që u gjetën dhe mbështesin njëri-tjetrin.” Në maj, ata vendosën të martoheshin, duke thyer paragjykimet se mosha ishte pengesë për një hap të tillë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy